Thursday, February 19, 2015

THEMO TITO

THEMO TITO
Me Agronin na lidhin shumë fije. Për vite me radhë kemi qënë kolegë. Kemi ndarë bashkë kafshatën e gojës, siç i thonë fjalës. Kemi ndarë bashkë të mirat e të ligat e kohës. I kemi vënë shpatullat njëri – tjetrit dhe kemi mbijetuar. Shokë e miq. E dija projektin e tij për këtë libër dhe e kisha inkurajuar, por nuk e kisha menduar se mund të dilte një gjë e tillë, madhështore do të thoshja. Mendova thjesht një biografi, por vërej me kënaqësi se libri i ka kaluar kufijtë e një libri thjesht familjar, mbresa të birit për nënën që e solli në jetë. Jo, është diçka tjetër me vlera për këdo që do të ketë kënaqësinë ta marrë në dorë e ta lexojë. Do të gjejë në të jo thjeshtë jetën e një gruaje, por mesazhe me vlerë universale, dashurinë e njeriut për veriu; do të shpaloset virtyti dhe do të biesh në mendime: vërtet jeta është e vështirë, por njeriu me mirësinë dhe përpjekjen e vet, me dashurinë dhe lidhjen e fortë me njerëzit gjen forca për ta jetuar jetën me dinjitet dhe ta ndiejë veten të lumtur.
I uroj Agronit shëndet dhe përgëzime për punën që ka bërë.