P O R O S I T Ë
V Y E R A
Për mirësitë që na ka lënë,
Do ta kujtojmë jetë e mot,
Për shumë vjet, ashtu si sot.
Dedeja, që në telefon
porosit vazhdimisht: Kujdes, mblidhuni shpejt në shtëpi!
E mora në sy dhe vendosa e
shkova. Si erdhe, u shpreh sapo u takuam, kujdes kur udhëton se po dëgjojmë
shumë fjalë të liga…
Përherë bujare,
mirëseerdhe…
E diel, 25 qershor 2006
Kohët e fundit si unë, si
Nexhi kemi pasur probleme me shëndetin. Në datën 23 në orën 10.00 kishim lënë
për t’u vizituar në spitalin ushtarak grek në Gjirokastër. Mbas vizitave tek
kardiologu, e përcolla Nexhin për në shtëpi, ndërsa vetë u nisa për në Tiranë.
Fjeta tek Lefteri. Lefteria, ndërsa po përgatitej për të çuar disa gjëra në
shtëpinë e re në Durrës, më pyeti për Dedenë. Biseduam pak dhe i thashë çfarë
dija. Do të kthehem atje, pasi të mbaroj punë këtu në Tiranë, i thashë. Të
nesërmen kisha lënë takim me një specialist në Komisionin e Kthimit e
Kompensimit të Pronave. Mbarova punë me të dhe të shtunën në darkë shkova tek
Miri në Fier. Në mëngjes herët u nisa për në Klos. Vajsi Çalaj, një kushëriri
im, marton djalin dhe unë me Nexhmijen jemi ftuar për drekë.
S’kishte vajtur akoma ora
8.00 dhe u ndodha në oborr të shtëpisë. Si zakonisht, aty e gjeta Dedenë.
Mirëseerdhe, më përshëndeti sapo më pa. Ia nisëm bisedës, megjithëse nuk kisha
as 20 ditë që kisha qenë në fshat. Pastaj doli puna e dasmës.
-Unë, - tha Dedeja, - isha
të enjten për urim, tani le të vijë Vali…
Në dasmë kaluam shumë mirë.
Aheng hesapi. Të hënën në drekë bashkë me Dedenë ishim nga Nurua. Gjithmonë
kështu bën ai…
E diel, 13 korrik 2006
Mustafai ka ardhur nga
Greqia. Pensionin Dedesë nuk ia kam çuar. Do të shkoj, vendosa dhe u nisa
herët. Ora 7.00 më gjeti në Klos. Të gjithë janë në gjumë.
Nënë fisnike
shqiptare
Gjirokastër, 23.11.2007
Jemi ngulur pranë
televizorit. Ndjekim në Top Chanel emisionin DEA JAVU. Një emision interesant
drejtuar me mjeshtëri nga Mustafa Nano. Në ekran u shfaq fotografia e një
gruaje të moshuar. “Fotografia paraqet një grua fisnike shqiptare!” – dha përcaktimin
Mustafai. Ajo ishte Dedeja. Vite më parë, aty në Klos ishte bërë kjo fotografi.
E kishte fiksuar në atë pamje, që mund ta quaje fotografi artistike, një
gjermane. Ndonjë vizitore, e apasionuar pas vlerave muzeale, që kishte ardhur
për t’u njohur me lashtësinë e zonës dhe me rrënojat e lashta të Nikaeas e të
monumenteve të tjera të zonës, mund të mendojë shumëkush. Nuk është kështu. Ajo
është një nuse e Klosit. Një gjermane martuar me një djalë nga Klosi, Ardianin
djalin e Bilbil Klosit. Ajo e kishte çuar fotografinë në emision…
Është një kënaqësi e
veçantë për ne. Kënaqësi dhe nder.
PËRHERË BUJARE, MIRËSEERDHE!…