KAPITULL
MË VETE
Ruaje fotografinë
Si gjënë më të shtrenjtë,
Si e vetmja që do të kujtojë
Të afërmin që ke dashur aq shumë...
Njeriu është i çuditshëm,
mjafton një ngacmim sado i vogël dhe papritur brenda tij zgjohen ndjesi të
çuditshme, çaste të kaluara, të bukura apo të hidhura dhe ai i përjeton sërish
ato momente. Herë – herë buzëqesh e i tund gishtin vetes sikur ta qortojë:
duhet ta kishe bërë më mirë, të veproje kështu apo ashtu; herë të tjera vë
buzën në gaz, qesh apo edhe gajaset e herë – herë bie në mendime. Ndodh që edhe
të përlotet. Të gjitha këto ruhen në kujtesën e tij. Por njerëzit përdorin
forma të ndryshme për të mos harruar. Mbajnë ditar, e shfletojnë herë pas here
dhe çmallen. Të tjerë përdorin forma të tjera, ruajnë me fanatizëm reliket e së
kaluarës. Ka të tjerë që janë të pasionuar pas fotografisë. Duke shfletuar
albumet humbasin në kujtime...
Mua më kanë pëlqyer të
dyja: edhe ditari, edhe fotografitë. Edhe Dedeja i kishte shumë për zemër
fotografitë. Herë pas here i merrte në dorë, i shikonte me kujdes dhe dukej
sikur bisedonte me to...
-Sa e bukur kjo fotografi! – u shpreh kur e pa dhe e
mbajti një copë herë të gjatë në duar.
E mërkurë, 14 shkurt 1989
Dedeja
ka ardhur në Gjirokastër dhe do të qëndrojë disa ditë, por koha nuk është e
mirë. Po bie shi dhe është ftohtë. Ajo e nxori merakun që kishte për shëndetin
tonë dhe u kënaq që ishim mirë. Bisedon me të gjithë familjarët, Nexhmijen,
Adriatikun, Ermirin dhe u bën pyetje të ndryshme. Duke parë albumet e
fotografive, që i kisha rregulluar e sistemuar me kujdes, m’u drejtuar dhe më
tha: Bjeri t’i shomë... E fillova nga i pari, se janë pesë albume plot me
fotografi të madhësive e kohëve të ndryshme. I shikonte me kujdes, duke i
kaluar një nga një. U ndal e me gisht tregoi nënën e saj, gjyshen time,
Memejdinë, Estrefin.
Ndërsa, duke shfletuar albumin u
ndal tek një fotografi e vitit 1981, ku kanë dalë Adriatiku me Erionin dhe
pyeti: Po këta nipërit e mi janë? Po, ia ktheva, kanë dalë në Ballsh. Më tej:
Po këto mbesat e mia? Po, Violeta, Myzejeni dhe Eftalia.
E
gjithë qenia e saj rrezatonte gëzim, kur shfletoi albumin tjetër. Ja motrat e
mia, Hatemja, Mbetja, këtu majtas dhe i tregonte me gisht. Këtu paska dalë dhe
Barjami, Këzia, Agimi, Mustafai.
Te
një fotografi e mbajti shikimin gjatë. Kushërirat e mia dhe xha Sulua janë
këtu? Po, ia ktheva, nga e majta lart është Faikja, xhaxha Sulua...
-Po
ky është Kelua me qengj në dorë. Po, po, ai me Valin... edhe unë... – dhe
fillon e komenton fotografitë.
K
Këta janë pleqtë e fshatit. I pari Sefer
Alimerko, Beqo Ganiu, Haxhi Ganiu, Temua e Skënder Muçaj. I kam nxjerrë unë më
2 janar 1976!
-Po ky këtu mos është Shemja? Po,
ai është, Nexhi, Estrefi nga Zhapokika dhe Ladi Cacaj...
-Tre
në një! Ja Adelina me rastin e 5 Majit,
duke nderuar xhaxhanë, Hysen Metat Çalaj, rënë dëshmor në luftën për çlirim më
10 shkurt të vitit 1944. Asnjëherë nuk duhen harruar heronjtë, - thotë Dedeja.
Kurse në krah është babai yt, Temua, Minushja, halla jote dhe vëllai e motra e
madhe e dëshmorit dhe kunata ime Zybejde Jakup (Barjamaj) Çalaj. Këtë të tretën
nuk shquaj mirë... Po, po, djali im i
pleqërisë, Mustafai, Leta e Mustafait dhe Lina.
-Po këta a i njeh, Dede? –e
ngacmoj unë, megjithëse e di që kujtesën e ka të mirë dhe nuk harron lehtë. E
shikon me kujdes fotografinë dhe nis e numëron nga e majta: Arshiu, Xhezmiu,
Pëllumbi, Iliri, Dylberi, Ylli, Novruzi, Gramozi... Janë nipërit e mi, që i
paça me jetë!
-Këta nuk i njeh, - vazhdoj ta
ngacmoj, - u plake Dede!
-U,
më marrsh të keqen! Kujton se më kanë lënë mendtë të mos njoh nipërit e mbesat?
Irenën, Elonën, Tikun dhe Mirin? Kanë dalë bukur! Dhe e kaloi dorën mbi
fotografi sikur t’i kishte përpara dhe t’i përkëdhelte ashtu siç dinte ajo dhe
të shprehte gjithë dashurinë e saj.
-Shumë dasma kemi bërë e do të
bëjmë, - thotë duke parë fotografinë ku Lefteria është nuse. Ja Qerimi, nga e
majta, Këzia, Agimi i vogël, Barjami, Hatemia, Minushja, Zylka, Zeneli pas.
Jemi fis i madh dhe kemi bërë shumë dasma dhe të gjitha janë fiksuar në
fotografi. Kujtime të bukura. Dedeja i mbante sytë gjatë mbi to dhe humbiste në
kujtime.
-Kur është martuar Hyseni? –
pyeti.
-Ja kjo fotografi, Natasha nuse
dhe Zylka knë dalë më 13 korrik 1975.
-Ja dhe kjo tjetra... Mos jam duke qarë?! Po
në martesën e Adelinës. Është çasti kur po dilte nga shtëpia në Klos e do të
vente në Ballsh te Përparim Zeneli. E kanë futur në mes Mbetja dhe Këzja.
-Ja dhe krushka, Taibeja, me dy
të bijat, Nexhin dhe Lindën më 1995.
Siç
kemi theksuar, Dedeja ka ardhur disa herë në Girokastër. Sa herë që ka ardhur,
dimër a verë, kemi dalë në pikat dominuese të qytetit dhe ka shijuar bukurinë e
tij. Këto pamje i kemi fiksuar me aparat. Dedeja nuk pushonte së mburruri
bukuritë e këtij qyteti të gurtë që i qepet shpateve të malit. Fotografitë nga
vizitat e saj në Gjirokastër, disa prej të cilave i kemi dhënë më sipër.
Të
vegjlit ishin gëzimi i saj dhe ajo i mblidhte rreth vetes si klloçka zogjtë.
Nuk bënte dallime janë të djemve apo të vajzave.
Me dy vajzat dhe Mustafanë e
vogël.
Aty në fshat në 1976
-Po ky fshati ynë është?! Ka
marrë vetëm lagjen e Shkëmbit, të Kalasë. 1976.
-Ku ke dalë këtu
me Skënderin dhe Temon?
-Më 1981, në Gjirokastër.
-Po këta të
vegjlit këtu?
-Elvisi e Migena
e Hysenit dhe midis tyre Adriatiku.
Petrit Dushi,
burri i Mynyveres në mes lart me Hysenin dhe Batjarin e Zenelit, poshtë xha
Seferi dhe unë. Dalë më 1975 në festiin e Çetës Plakë të Mallakastrës.
-Këto janë
vajzat e Linditës. Po, Florida është e madhja, pastaj Alisa. Ato kanë qenë 6 e
5 vjeçe, kur keni dalë bashkë në fotografi në janar të vitit 1997.
-Dhe kjo me
mikun e mirë nga Shkodra, oficerin Zyhdi Hyka.
Agim Bajram Seranaj në Çorrush
Me Nexhin
Të dashur lexues,
Dëshira e nënës për fotografinë, për ta parë e “lexuar”
atë ishte e madhe. Në çdo rast, kur bënte vizita apo kur i vinin për ta takuar
në fshat, mbasi ishte ngopur me pyetjet e përgjigjet për shëndetin, punët,
shoqërinë e të tjera, priste t’i jepnim edhe ndonjë fotografi nga njerëzit e
ambientet të dinamikës së jetës personale, familjare apo shoqërore.
Ky interes u shtua sidomos kur filluan miqësitë e lindjet
e reja me nipër e mbesa të saj. Disa herë, kur shkoja në fshat nga Gjirokastra
apo nga Tirana, më prure ndonjë fotografi, më thoshte. E dija që Dedeja do të
kënaqej më tepër kur i jepja fotografi nga fejesat e fëmijëve të fëmijëve të
saj. Kështu ka ndodhur kur i kam dhënë fotografi nga fejesa e Tikut apo dasma e
Marjolës, Erionit, Irenës, Mirelës, Migenës etj. Gëzimi ishte i madh edhe kur i
tregoja fotografi ku kisha dalë me shokë e miq, në përvjetorë e veprimtari të
ndryshme.
Për të qenë korrekt, shpreh faktin se fotografitë që Dedeja ka pëlqyer kanë qenë të shumta, për secilën ka bërë komentet e veta. Vendosja e tyre në këtë libër nuk ka një rend të caktuar kohor apo ndonjë ndarje tjetër, por thjesht janë përzgjedhur sipas pëlqimeve të saj, nga sa mbajmë mend.
-Po këta lakuriq? Të Gjirokastrës janë? Të Tiranës?... –
bënte humor duke parë fotografitë e bëra në Ksamil në korrik të vitit 1999.
Nekimi në Krujë Elvisi e Migena Unë, 1970
-Ky është nipi
im, Besua me nusen dhe me Tikun.
-Ja dhe këta me
dybekun e dhallës e me zagar! Nipërit e mbesat e mia janë! S’kanë nga të
ngjajnë...
-Me Barjam Zeqon ku ke dalë?
-Në llixhat e
Elbasanit.
-E bukur
Gjirokastra. Shumë i krekosur dukesh dhe ti, sikur ke marrë nga ai gur - qeshi.
-Të shkon! – shtoi pas pak. (Foto e vitit 1998)
-Kujtime
të bukura! Te Ylli në Përmet keni dalë këtu...
-Uji
i Ftohtë!... Ashtu si uji i kristaltë ju shkoftë jeta, plot dashuri e mirësi! –
uroi dhe sytë i qeshën.
-Eh, si është kjo jetë! Sot jemi,
nesër nuk jemi. Po ç’mbetet pastaj?! Duhet të kujtohemi për të mirë... (16
shkurt 2005, në varrezat e Gjirokastrës)
-Kemi shkuar
mirë, e kam pasur si motër e jo si krushkë! (Për nënën e Nexhit)
Taibeja, nëna
e Nexhit, me të birin Vladimirin
Të
shumta janë kujtimet nga jeta ime ushtarake e civile me shokët. Të shumta janë
edhe fotografitë me ta në momente të ndryshme, se pavarësisht nga koha, kemi
bërë një jetë aktive. Shumë prej yre i kishte njohur Dedeja tek unë, kur vinte
në Gjirokastër apo edhe atje në Klos, ku kishim shkuar dhe vizituar. “Ke shokë
të mirë, - më thoshte herë pas here, - mbaje dhe ruaje miqësinë...
-Edhe këtu me
libër... Çfarë vitit është?
-1966, jam në
klasën e shtatë dhe këta të tjerët janë Nuredini, Bylberi i xhaxha Baçosdhe
Pelivani i xhaxha Zenelit.
-Po ky me
mustaqe?
-Ismail Binjakun,
erdhi me Tekiun në Gjirokastër më 1996.
Barjami me një
shok, kur ka qenë student.
Dy vëllezërit me gratë
Barjami me Këzen e Myzaferi me Mbeten.
Me Ali Bundon nga Përmeti
Në lagjen Punëtore
Në Gjirokastër,
16 shkurt 2005
Fjala e Dedesë në një tavolinë Me familjen e Agim Seranaj
Piloti Azbi Seranaj gati për fluturim, 1965 Avioni me të cilin fluturonte
dhe ra në
krye të detyrës Azbiu në 4.10.1972