Thursday, February 19, 2015

LUFTAR HYSEN BINJAKU

LUFTAR HYSEN BINJAKU
U kënaqa shumë kur mësova për këtë libër. Unë në një farë mënyre kam qenë pjesëtar i familjes Çalaj dhe shumë nga episodet e këtij libri i kam jetuar edhe vetë. Dhe s’ka si të jetë ndryshe. E kam ndier veten me të vërtetë pjesëtar. Kam qenë mësues për vite me radhë dhe i kam kaluar nëpër duart e mia fëmijët e Çalajve. Edhe Agronin e kam pasur nxënës. Mësuesi gjithmonë ka nostalgji për nxënësit e tij dhe për vitet e shkuara. Një familje e zakonshme mallakastriote ajo, por me parime të forta dhe dëshira e synime. Edhe Temua, por më tepër Lavdija dëshironte që fëmijët e tyre të vazhdonin shkollën, të mësonin për t’u bërë dikush në jetë. Ata vetë nuk kishin shumë shkollë, bile Lavdija, Dedeja, me zor shkruante emrin e vet, por për fëmijët bënin shumë. Dera e tyre ishte përherë e hapur për mua dhe Dedeja përpiqej të më kënaqte sa më shumë. E respektonte shumë dijen dhe mësuesin.

E vlerësoj shumë punën që ka bërë Agroni, ka evidentuar dhe pohuar vetëm të vërteta. E thjeshtë ishte Dedeja, punëtore si ajo, e mençuar dhe e matur. Njerëzore si ajo...