Për nënën e
Agronit
Agroni ka bërë një punë të mirë, e ka bërë me shumë
dashuri e respekt; e përgëzoj. Të tëra nënat tona kanë qenë “Dede” për ne, por
lum atij që i jepet. Kur lexoj shkrimin e Agronit, më vjen ndërmend nëna jonë,
që ne i thërrisnim “Tata”. Një grua e zgjuar, e urtë dhe e zonja, që i
“kullandriste” gjërat me nikoqirllëk të madh. Na rriti me të mirat e mundshme,
se punonin shumë të dy, edhe babai, nuk na kanë munguar gjë si moshatarëve
tanë. Mbetemi borxhlinj gjithë jetën, prandaj e përgëzoj Agronin, që ka bërë
këtë shkrim për “Dedenë”. I lumtë!
Kjo mbetet për nipër e mbesa, ta njohin dhe vlerësojnë
këtë nënë, gjyshe, se jeta rrjedh e kjo nënë e madhe do të kujtohet për
shpirtin e madh dhe zemrën flori.
Tani më vijnë në mendje fjalët e këngës së këngëtarit
Sherif Merdani: “Nënëzo, kënga jote... që më ndoqi pas nëpër mote...” Kjo është
një këngë lapidar për të gjitha nënat. Ato meritojnë shumë!
Me
respekt Ali Bundo
Tiranë, 4 janar 2013