Thursday, February 19, 2015

Në gjurmët e nënës Dede

Në  gjurmët  e  nënës  Dede

Edhe pse ikin vitet,
Ne do t’i kujtojmë,
Mbeten lis që s’pritet,
Kurrë s’i harrojmë!









Nëna vdiq. Ajo na la një pasuri të madhe shpirtërore, kujtime të bukura, tradita me vlerë, zakone të mira, mësime të çmuara, amanete prindërore. Mbi të gjitha, na la personalitetin e saj, shembullin e saj pozitiv, karakterin, cilësitë e larta morale, të cilat do të na ndriçojnë e do të na udhëheqin kurdoherë në jetë ne dhe pasardhësit tanë.